14:55 / 07.11.2023
Rruga e re për qarkullim në dalje të Prishtinës drejt finalizimit
V.Th. RTKlive
Rruga që lidh “Lakrishten” me Fushë-Kosovën, përmes nënkalimit është drejt finalizimit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka publikuar disa fotografi nga asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Lakrishtes.
Rama ka thënë se “Prishtina po frymon lirshëm” dhe se rruga që po asfaltohet do të shkarkojë komunikacionin në rrugët “Bill Klinton” e “Tirana”.
Edhe Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi ka thënë se nëpërmjet kësaj kyçje mundësohet qasja më e lehtë e automjeteve, me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”.























