14:12 / 08.11.2023
UP kthehet nga kampionati ndëruniversitar sportiv në Paris me dy çmime
M.P. / RTKlive
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka marrë dy çmime në kampionatin e tetë botëror ndëruniversitar, të mbajtur në Paris të Francës.
“Në konkurrencën e futsallit për femra të udhëhequra nga Dekani Prof.Asoc.Dr.Musa Selimi, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi vendin e parë . Ky është një sukses shumë i madh dhe një arsye për të qenë krenar për talentin dhe përkushtimin e ekipit”, njofton UP.
Qëndresa Krasniqi mori çmimin lojtarja më e mirë në futsall në kategorinë e femrave. Ndërkaq ekipi i meshkujshve ka marrë vendin e dytë në kategorin futsall, ku studentët kanë qenë të udhëheqhur nga profesori Malsor Gjonbalaj.























