20:12 / 08.11.2023
KE: Shqetësuese mbesin sulmet fizike dhe kërcënimet kundër gazetarëve
RTKlive
Raporti i Progresit për Kosovën ka vërejtur progres të kufizuar nga rekomandimet e vitit të kaluar sa i përket lirisë së medies dhe sigurisë së gazetarëve. Në raport thuhet se mbesin shqetësuese sulmet fizike dhe kërcënimet kundër gazetarëve.
Raporti shpreh shqetësimin edhe për mosamendamentimin e Ligjit për RTK-në dhe uljen e buxhetit. Po ashtu, i kërkohet Bordit të RTK-së që të sigurohen që individë profesionalë dhe të pavarur të emërohen në poste menaxhuese.
Në vazhdim një deklaratë të kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha për "Info Plus".























