20:48 / 08.11.2023
Varroset veterani i UÇK-së, Ilir Qallapeku|Video
Islam Haxhiu|RTK
I është dhënë lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Ilir Qallapeku. Pasi e vlerësoi lart angazhimin atdhetar të Ilirit, kryetari i Klinës Zenun Elezaj, tha se vdekja tij e hershme e ka tronditur të gjithë.
Me nderimet më të larta ushtarake, në Grabanicë të Klinës iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Ilir Qallapeku.
Pasi e vlerësoi lart angazhimin atdhetar të Ilirit, kryetari i Klinës Zenun Elezaj, tha se vdekja tij e hershme ka tronditur të gjithë.
Ilir Qallapeku u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.























