Përfundon konferenca ‘Bridge 2023’ në Universitetin e Prizrenit
BKT
Kosovë

Përfundon konferenca ‘Bridge 2023’ në Universitetin e Prizrenit

M.P. / RTKlive

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka përfunduar konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare “Bridge 2023”. Përgjatë dy ditëve u prezantuan 157 punime nga 285 autorë, nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Rektori i UPZ-së, Mentor Alishani u shpreh se ndihet i nderuar të hapë punimet e Konferencës, ku sipas tij, mendjet më të ndritura nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide, njohuri dhe perspektiva.

“Është inkurajuese të shoh kaq shumë prej jush, që përfaqësojnë fusha të ndryshme të shkencës dhe kërkimit, duke u bashkuar për t’u përfshirë në diskutime dhe bashkëpunime që mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritur”, theksoi rektori Alishani.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja theksoi se Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren do të mbështesë kërkimin shkencor dhe u uroi suksese studiuesve për punimet e të cilëve tha se do të jenë një vlerë e shtuar në shkencë.

Folësit kryesorë të konferencës kanë qenë Jaime Rubin nga Columbia University, Mustafa Yunus Eryaman nga Canakkale Onsekiz Mart University, Anita Mirijamdotter nga Linnaeus University, Michael Goldberg nga Case Western Reserve Universitym, Aleksandra Klich nga University of Szczecin, Arianit Kurti nga Linnaeus University, Tobias Cremer nga Eberswalde University dhe Entela Nikaj nga University of Tirana.


MË SHUME NGA Kosovë