Rama për rrugën ‘Jim Xhema’, premton shkarkim trafiku në Prishtinë
M.P. / RTKlive
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka vizituar rrugën “Jim Xhema” në Prishtinë, dhe nga aty ka thënë se me këtë ndërtim të rrugës do të eliminohet kundërmimi i ujërave të zeza si dhe do të ketë më pak trafik në kryeqytet.
“Ndërtimi i rrguës ‘Jim Xhema’ zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit. Banorët e lagjes ‘Kalabria’ dhe ‘Prishtina e Re’ janë ankuar me të drejtë për rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur”, ka deklaruar kryetari Rama.
Po ashtu, Rama tha se ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” apo “rruga A”, do të shkarkojë trafikun e kryeqytetit.
“Rruga “Jim Xhema” do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen “Kalabria” me lagjen “Prishtina e Re”. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës “B” do të lidhet me rrugën “Jim Xhema”. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, ka thënë i pari i Prishtinës.























