15:44 / 12.11.2023
Rrethrrotullimi i Lakrishtës drejt fundit, i mungon vetëm edhe sinjalizimi
M.P. / RTKlive
Rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes tashmë do të jetë gati për qarkullim sapo të përfundojë edhe procesi i sinjalizimit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët ‘Tirana’ e ‘Bill Klinton’.Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tone”, ka shkruar Rama.























