Disa lagje të Prishtinës pa ujë, shkak prishja e gypit
BKT
Foto: UNDP
Kosovë

Disa lagje të Prishtinës pa ujë, shkak prishja e gypit

M.P. / RTKlive

Disa lagje të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të pijes shkaku i prishjes së një gypi.

Kështu ka bërë të ditur Arjeta Mjeku, zëdhënse e Ujësjellsit Rajonal Prishtina, e cila ka thënë se ekipet janë në vendngjarje dhe po merren me rregullim të prishjes.

Lagjet të cilat janë aktualisht pa ujë janë lagjia 038, lagjia Nic, lagjia Qëndresa, Veterniku kah Rezonanca, lagjia Qershia dhe Çagllavica.


MË SHUME NGA Kosovë