Policia brenda javës shqipton 1220 gjoba, konfiskon 1313 patentshoferë
BKT
Kosovë

Policia brenda javës shqipton 1220 gjoba, konfiskon 1313 patentshoferë

F.S / RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve, ku brenda javës ka shqiptuar 1220 gjoba, ndërsa ka konfiskuar 13 patentshoferë.

 

 

Në një njoftim për media thuhet së kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, ka shqiptuar 1220 gjoba kundërvajtësve, ndërsa ka hequr edhe 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

“Ndërsa, janë raportuar 38 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime 15 sosh, ndërsa 27 persona të lënduar, ndërsa aksidente me dëme materiale 23 sosh”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.


MË SHUME NGA Kosovë