Ndahet nga jeta Prof. Dr. Fetah Jagxhiu
BKT
Foto nga Facebook
Kosovë

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Fetah Jagxhiu

N.M. /RTKlive

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare, Prof. Dr. Fetah (Selman) Jagxhiu, pedagog universitar dhe autor i shumë teksteve universitare.

Jagxhiu ka qenë dekani i parë shqiptar në fakultetin teknik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1971, ndërsa në vitet '90 dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë, njëherësh ishte edhe kryetar i parë i Senatit të UP-së.

Jagxhiu kujtohet për urtësinë, përkushtimin e palëkundur e punën e palodhshme për të kontribuar për familjen, shoqërinë e vendin. Dashurinë e madhe për vendin e ka shpreh me punën mbi 50 vjeçare në arsim.

Paralel punës si pedagog universitar ka dhënë kontributin e madh në përpilimin e teksteve universitare. Prof. dr. Fetah Jagxhiu është profesori produktiv i përpilimit të shumë teksteve universitare jo vetëm në Fakultet Teknike, por edhe më gjërë në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi mortor.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet sot, e hënë me 13 nëntor në ora 12:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.


MË SHUME NGA Kosovë