12:28 / 13.11.2023
Gjobitet marketi për mashtrim me çmimin e produktit në Podujevë
RTKlive
Inspektorët e tregut para pak ditësh kanë gjobitur një market në rrugën "Skënderbeu" pasi që janë njoftuar nga një qytetar për parregullsi sa i përket mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë. Inspektorët e tregut kanë verifikuar marketin në fjalë dhe e kanë gjobitur në vlerë prej 1 mijë euro për mashtrim ndaj konsumatorit.
"Aksionet e tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës, kurse Drejtoria e Inspeksionit fton të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre, në rastet kur konstatohen parregullsi do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit", thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.























