Ngjarjet e datës 14 nëntor
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 14 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2023

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i organizojnë Forumin “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i  sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa”. (Hotel “Emerald” , ora 9:30-13:00).

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon dëgjim publik për projektligjin për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi, salla N506, ora 10:00).

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00).

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë të rrumbullakët për Ditën Botërore të Diabetit. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 11:00).

Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së zëvendëskomandantit të KFOR-it, në mes Jozsef Szpisjak dhe Federico Bernacca. (Shtabi i KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë, ora 11.00;prania e mediave, ora 10:00).

Lëvizja FOL mban konferencën ku do të publikohen gjetjet e raportit “Si mund ta përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”. (Zyret e FOL, ora 11:00).

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 15).

Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Në mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga lufta në Ukrainë”. Panelistë do të jenë: Jeta Loshaj dhe Harun Cero (FES); Jeton Zulfaj (Zyra e Kryeministrit) dhe Enver Hoxhaj (deputet, PDK). (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë, ora 17:00).

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën që prezanton video-instalacionin e Lana Čmajčanin të titulluar “A Change is Gonna Come II”. (QDK, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani, Prishtinë, ora 18:00).


MË SHUME NGA Kosovë