Shtime, fushatë sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor
BKT
Kosovë

Shtime, fushatë sensibilizuese për sigurinë në komunikacionin rrugor

M.Sh/RTKlive

Policia e stacionit në Shtime ka nisur fushatën sensibilizuese për sigurinë për nxënësit e shkollave të mesme të ulëta. Me këtë rast, policia për nxënësit ka shpërndarë rekuizita të ndryshme si, varëse për çanta, vizore dhe shirita vezullues që vendosen në krahë, po ashtu janë dhënë edhe disa mesazhe.

Policia në fushatë u tregon nxënësve se si të përdorin vendkalimet e shënjuar për këmbësorë; të kenë veshje me ngjyra reflektuese dhe të ndritshme kur ecin gjatë natës; të kenë kujdes të shtuar gjatë lojërave të ndryshme, kur ato zhvillohen pranë rrugëve me komunikacion të zhvilluar.

Edhe për shoferët policia ka dhënë disa mesazhe: “Të kenë kujdes gjatë ngasjes në afërsi të shkollave; Të mos përdoret telefoni gjatë drejtimit të mjetit; Të mos drejtohet mjeti nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike dhe psikotrope!; Të përdoret rripi i sigurisë etj”.

Kësisoj kjo fushatë do të vazhdojë edhe në komunat tjera të rajonit të Ferizajt, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Kosovë