Shoferët në Suharekë paralajmërohen që të përgatiten për sezonin dimëror
BKT
Kosovë

Shoferët në Suharekë paralajmërohen që të përgatiten për sezonin dimëror

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë dy javësh në këtë komunë.

Ajo ka përmendur edhe përgatitjet që po bëhen për fushatën “16 ditë aktivizëm kundër dhunës në baza gjinore”.

Ndërkaq për gjendjen e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Ai ka numëruar edhe rastet që kanë ndodhur gjatë dy javësh ku ka dhënë numrin e gjobave që ka shqiptuar policia.

Pasi sot ka filluar sezoni dimëror, kapiten Afrim Sylaj, ka paralajmëruar shoferët që pajisjet e nevojshme dimërore t’i kenë me vete.

Ai gjithashtu ka falënderuar Komunën për punën e mirë që ka bërë me shënjëzimin dhe ndriçimin e vendkalimeve për këmbësorë në qytet.


MË SHUME NGA Kosovë