20:34 / 16.11.2023
Këshilli Prokurorial i Kosovës thërret takim të jashtëzakonshëm
F.S / RTKlive
Takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës, do të mbahet të premten nga ora 11:30.
KPK njofton se ky takim do të mbahet në sallën e takimeve, kati VI, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se Takimi i Jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial transmetohet nesër në Facebook”, thuhet në njoftimin e KPK-së. Tema e diskutimit nuk është bërë e njohur nga KPK.























