Parandalohet futja ilegale e mjeteve monetare në Vermicë
V.Th. RTKlive
Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 18 nëntor në pikën kufitare Vërmicë është parandaluar futja ilegale e më shumë se 35 mijë euro në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës drejtuesi i automjetit ka mohuar se posedon ndonjë gjë për deklarim. Pas kësaj, mjeti është përzgjedhur për një kontroll të detajuar në vijën e dytë të procedurës së kontrollit.
“Është vërejtur se paratë ishin të fshehura në pjesën e brendshme të xhaketës, të ndara në 5 pjesë. Për të theksuar, pala për mjete monetare nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion lidhur me prejardhjen e tyre. Në përputhje me ligjin, është konfiskuar një shumë prej 8,800.00 Euro, që përfaqëson 25% të vlerës totale të mjeteve monetare”, thuhet në njoftim.
Kurse pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar deri në përmbylljen e procedurave të mëtejshme.























