11:58 / 20.11.2023
Spitali i Pejës me caktim terminesh nëpërmjet telefonit në 2024
M.P. / RTKlive
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka marrë vendim që nga viti i ardhshëm shërbimet të kryhen në forma teknologjike.
Nga 1 janari 2024, pacientët do të kenë mundësinë që terminet t’i caktojnë nëpërmjet thirrjeve telefonike.
“Vizitat specialistike, bërja e analizave apo marrja e shërbimeve radiologjike apo ekzaminimet tjera do të bëhen vetëm me terminë. Në këtë mënyrë pacienti do ta ketë të përcaktuar orën e saktë të vizitës apo shërbimit që do të merë. Terminët për vizita do të mundësohen të bëhen përmes thirrjes telefonike nga pacienti me qëllimin që të mos detyrohet të vije për termin e pastaj edhe për vizitë apo të pres në hollët e Spitalit”, ka njoftuar spitali.























