16:59 / 20.11.2023
Drenas, pritet të hapet repart tekstili ku do të punësohen 100 gra
RTKlive
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me drejtoreshat e drejtorive të kësaj komune, ka pritur në takim ish-deputeten Vasfije Krasniqi Goodman.
Në këtë takim, është biseduar rreth investimeve dhe mënyrës së dhënies së pronës me negocim në shfrytëzim për të zhvilluar biznes në Komunën e Drenasit.
Lladrovci ka thënë se priten donacionet nga diaspora dhe Amerikës që do të investohen në prodhime tekstili, ku do të punësohen rreth 100 gra të mbijetuara nga dhuna seksuale.
























