Punëtorët teknik të QMF-ve dhe shkollave kërkojnë paga më të larta
BKT
Foto: RTK
Kosovë

Punëtorët teknik të QMF-ve dhe shkollave kërkojnë paga më të larta

RTK

Punëtoret teknik të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe 15 shkollave sot protestuan para Komunës së Prishtinës me kërkesë që paga e tyre të jetë jo më e ulët se 450 euro.

Kryetari i Sindikatës i Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka dhënë një afat dyjavor në realizimin e kërkesave përndryshe do t'i braktisin vendet e tyre të punës.

Menjëherë pas kësaj deklarate nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka ftuar në takim kryetarin e kësaj sindikate, për të biseduar në lidhje me realizimin e kërkesave të tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë