Rinisin punimet në `Rrugën A` në kryeqytet
BKT
Kosovë

Rinisin punimet në `Rrugën A` në kryeqytet

N.M. /RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë rifilluar punimet në “Rrugën A” në Prishtinë. Ai ka thënë se shkalla e dytë e Komerciales ka rrëzuar vendimin skandaloz të “gjykatëses familjare”.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se shkalla e dytë e ka rrezuar vendimin, sepse ka qenë joprofesional dhe shkelje e rëndë.

“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot. Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë”, ka shkruar Abdigjiku.

Edhe Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka thënë se ka një lajmë të mirë për kryeqytetin.

“Edhe  Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën "Jim Xhema" (Rruga A).

Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar Rama, në Facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka rrëzuar aktvendimin për pezullimin e punimeve në këtë rrugë.


MË SHUME NGA Kosovë