Dogana e Kosovë në takimet globale kundër falsifikimit dhe piratërisë
BKT
Kosovë

Dogana e Kosovë në takimet globale kundër falsifikimit dhe piratërisë

M.Sh/RTKlive

Që nga vitit 2022, Dogana e Kosova ka parandaluar mbi 1100 raste të mallrave që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, me vlerën totale të mallrave të ndaluara që kalon mbi 23 milionë euro. Kështu u tha sot në Bruksel në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave ku po diskutohet kundër Falsifikimit dhe Piraterisë (CAP).

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga administratat anëtare, Zyrat Ndërlidhëse të Inteligjencës Rajonale të OBD-së, organizatat vëzhguese, etj. Në këto takime t, Dogana e Kosovës përfaqësohet nga Sadije Topojani dhe atasheu doganor Bekim Mehmetaj, të cilët ndanë me audiencën sukseset e shquara të Kosovës në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

Sipas njoftimit për media, sekretari i OBD-së ka falënderuar Doganën e Kosovës për rolin dhe kontributin e saj si bashkëpjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare kundër tregtisë së paligjshme, me theks të veçantë në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mallrat pirate.

Në operacionet e organizuara nga Organizata Botërore e Doganave (OBD) u tha se  janë identifikuar më shumë se 4,000 raste shkeljesh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe mallrave pirate.

Në fjalimin e tij, sekretari i përgjithshëm OBD-së ka shprehur nevojën për doganat, që të fokusohen në tregtinë elektronike, duke e njohur atë si metodën kryesore të përdorur nga kriminelët për të transportuar mallra të falsifikuara.

Ai ka përmbyllur fjalimin e tij duke thirrur për bashkëpunim të shtuar mes mbajtësve të të drejtave dhe Doganave, me qëllim kufizimin e ndjeshëm të tregtisë së produkteve të falsifikuara, njofton Dogana e Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë