13:45 / 22.11.2023
Shtyhet sërish regjistrimi i popullsisë
SH.Ç/RTKlive
Qeveria ka vendosur ta shtyjë regjistrimi i popullsisë për prill të vitit të ardhshëm. Në fillim ky proces ishte paraparë të bëhej në shtator, e më pas i shtyrë sërish për nëntor, për ty shtyer sërish për prill.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas ndryshimit të menaxhmentit ka marrë një letër nga ushtruesi i detyrës së shefit të ri që dëshmon se procesi nuk ka shkuar mirë”.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se gabimet e të kaluarës më nuk do të përsëriten. Regjistrimi i popullsisë, sipas vendimit të ri, do të bëhet nga 5 prilli deri më 17 maj 2024.























