Kryetari Muharremaj reagon pas grabitjes në Suharekë
BKT
Kosovë

Kryetari Muharremaj reagon pas grabitjes në Suharekë

F.S / RTKlive

Grabitje e armatosur ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në një argjendari në Suharekë, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, është plagosur një polic.

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka reaguar për rastin, duke porositur qytetarët për ruajtjen e qetësisë.

Ai tha se ka folur me policinë, dhe se është duke u punuar në zbardhjen e rastit.

“Sapo bisedova me komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit”, ka shkruar ai në Facebook .

“Suharekës uroi që raste të tilla të mospërsëriten kurrë”, shkroi Muharremaj.

Ndryshe, Policia Kosovës i ishte përgjigjur një informacioni për një grabitje të armatosur.

 


MË SHUME NGA Kosovë