Ferizaj do të bëhet me shtatore të Tony Blairit
BKT
Kosovë

Ferizaj do të bëhet me shtatore të Tony Blairit

RTKlive

Në sheshin "Tony Blair" në Ferizaj, në pikën ndërlidhëse të këtij sheshi me sheshin Dëshmorët e Kombit do të vendoset shtatorja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, ka bërë të ditur Bashkim Fazliu, drejtor ekzekutiv nga Fondacioni "Ne kujtojmë Tony Blair-in".

Inaugurimi i shtatores palinifikohet të bëhet me 12 qershor 2024, në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt dhe Kosovës, ditë e cila ndërlidhet edhe me kontributin kolosal të ish-kryeministrit Tony Blair bashkë me ish-presidentin Bill Clinton, i cili tash e disa vite e ka shtatoren në Prishtinë.

Projekti do të realizohet me ndihmën e donatorëve dhe shtatorja do të jetë në përmasa njerëzore dhe jo shumë e ngritur, në mënyrë që vizitorët e ndryshëm ta kenë më të lehtë qasjen.


MË SHUME NGA Kosovë