15:25 / 24.11.2023
Komunat me afat deri në dhjetor për faljen e tatimit në pronë
M.P / RTKlive
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë afat komunave të Kosovës për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 deri në vlerën prej 100 €.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Financave, data për vendimin e komunave është deri më 8 dhjetor.
“Tatimpaguesit e komunës e cila e merr këtë vendim, do të përfitojnë nga falja deri në lartësinë e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023, por jo më shumë se njëqind (100) euro, ndërsa ata të cilët e kanë paguar tatimin në pronë për vitin 2023 shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese”, thuhet në njoftim.























