Ngjarjet e ditës për 25 nëntor 2023
BKT
Kosovë

Ngjarjet e ditës për 25 nëntor 2023

RTKlive

Këto janë ngjarjet që janë parashikuar për të shtunën më 25 nëntor

Fondacioni “Hasan Prishtina” organizon inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina në Prishtinë. Është paraparë që në ceremoni të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama etj. (Rr. “Hasan Prishtina”) (Rruga “Hasan Prishtina”, lagjja “Priam Village Prishtina”, Prishtinë, ora 12:00)

Qendra Kulturore Turke Instituti Yunus Emre në bashkëpunim me revistën “Lacivert” dhe “Turkuaz Medya Group” organizon panelin “Takimet Lacivert”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 14.00)

Mbahet ngjarja kulturore “Ndërtimi i Mozaikut më të Madh Origami” (Flamuri Kombëtar Shqiptar) – tentim për të vendosur një Rekord të Ri Botëror Guinness.  (Palestra Sportive “Ilaz Kodra” Skenderaj, ora 11:00-17:00) 

Ministria e Drejtësisë mban ceremoninë e hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Merr pjesë dhe kryeministri Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku” 18:00)


MË SHUME NGA Kosovë