08:50 / 25.11.2023
Rama bën thirrje për kujdes të shtuar në rrugë
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pas rënies së borës ka thënë se po kujdesen që rrugët të jenë të qarkullueshme për të gjithë.
Rama në një postim në Facebook ka bërë thirrje që qytetarë të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturave.
“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi!”, ka shkruar Rama në Facebook.























