14:03 / 25.11.2023
Nis deratizimi në Prishtinë
E. Hoti / RTKlive
Pas tre vitesh sot ka filluar procesi i deratizimit në kryeqytet.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.
Ai ka njoftuar se gjatë 10 ditëve të ardhshme do të realizohet deratizimi i bodrumeve dhe kanalizimeve në kryeqytet për të bërë eliminimin e brejtësve.
“Mbas 3 vjetëve po fillon procesi i deratizimit në kryeqytet. Deratizimi është procesi i eleminimit të brejtësve të cilët duke preku ushqimet dhe gjërat tjera mund te jenë bartës të shumë sëmundjeve ngjitëse”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka thënë se do të bashkëpunojnë me qytetarët që ky proces të realizohet me suksese.























