KEDS: Disa zona në Pejë ende pa furnizim me rrymë për shkak të motit
E. Hoti / RTKlive
Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se në rajonin e Pejës, për shkak të kushteve atmosferike, disa zona po përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Në njoftimin e KEDS-it thuhet se dëmet e së shtunës të shkaktuara nga bora në asetet e KEDS-it, janë shtuar të dielën për shkak të erërave të forta në këtë rajon.
“Duke u bazuar në dëmet dhe kohën e keqe që po bën, KEDS-i ka rritur numrin e ekipeve, të cilat ndodhen në terren gjatë gjithë kohës, megjithatë janë disa zona ku erërat e forta po e vështirësojnë intervenimin.
Në rajonet e prekura dje nga të njëjtat kushte atmosferike, gjendja me furnizim me energji elektrike është përmirësuar dukshëm, edhe pse gjatë ditës do të punohet edhe aty ku furnizimi nuk është rikthyer akoma”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Kjo kompani ka kërkuar mirëkuptim tek të gjithë konsumatorët e afektuar nga këto prishje dhe ka thënë se këto dëme do të eliminohen gjatë ditës së sotme.























