11:30 / 27.11.2023
Turbullohet uji në Ujman, Fushë Kosova me reduktime
V.Th. RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit , Fushë Kosova do të përballet me reduktime të ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit të ujësjellësit të kryeqytetit, reduktimet do të jenë në oraret ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00.“Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës.
Deri atëherë situata mbetet e njëjtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”, thuhet në njoftim.























