Një delegacion nga Kuvendi pjesë e takimit plenar për çështjet e BE-së
BKT
Kosovë

Një delegacion nga Kuvendi pjesë e takimit plenar për çështjet e BE-së

A.B/RTKlive

Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrim Evropian dhe Fjolla Ujkani, nënkryetare, janë duke marrë pjesë në Takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në Madrid të Spanjës, nga 27-28 nëntor 2023.

Ky takim plenar i COSAC-ut është një organizim parlamentar, i organizuar nga presidenca spanjolle, e cila mban presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga korriku deri në dhjetor të këtij viti.

Udhëheqja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në fjalën e paraqitur të saj, iu ka drejtuar të pranishmëve në COSAC, duke dënuar sulmin terrorist serb në Banjska të Komunës së Zveçanit. Ajo tha se ky rast ka dëshmuar fuqishëm se elementet destabilizues rajonalë me bazë në Serbi mund të jenë të rrezikshëm për destabilizimin e Ballkanit dhe janë të lehtë të manipulohen nga Rusia për përhapjen e luftës në Evropë, andaj ka kërkuar mbështetjen e tyre që të bëhet më shumë presion në dorëzimin dhe sjelljen e terroristëve përballë drejtësisë.

Gjithashtu ka kërkuar nga shtete anëtare të BE-së që Kosovës t’i ofrohet perspektivë integruese evropiane, anëtarësim në Këshillin e Evropës, njohja e pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar Kosovën, si dhe inkuadrimi në mekanizmat e tjerë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Deputetja Fjolla Ujkani së bashku me Krasniqin kanë takuar deputetë të ndryshëm të shteteve anëtare të cilët janë pjesëmarrës të kësaj konference në Madrid.

Në këtë konferencë, ndër temat kryesore janë: prioritetet e presidencës spanjolle të BE-së, Pakti për migracionin dhe azilin, çështjet të cilat kanë të bëjnë me krizën e energjisë dhe tranzicionin e gjelbër, situata në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, marrëdhëniet me vendet e Amerikës Latine etj.

Në Takimin plenar të COSAC-ut në Madrid janë duke marr pjesë shumë përfaqësues të institucioneve të shtetit të Spanjës, përfaqësues të institucioneve të BE-së, si nga Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian, e institucione tjera, vendet me


MË SHUME NGA Kosovë