Festa e 28 Nëntorit i bën bashkë çdoherë shqiptarët kudo në mërgatë
BKT
Kosovë

Festa e 28 Nëntorit i bën bashkë çdoherë shqiptarët kudo në mërgatë

Hysni Demaku/RTK

Shqiptarët anekënd botës, asnjëherë s’u ndalën së ruajturi gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Festat kombëtare janë motiv më shumë që ata të mblidhen e festojnë.

Këto takime tashmë janë shndërruar në ngjarje tradicionale të përmotshme. Festa e 28 Nëntorit i bën bashkë çdoherë shqiptarët kudo në mërgatë.

Klubi motoristik "MC Shqiponjat e Zeza" me seli në Dietlikon të Zvicrës, e ka bërë traditë që 28 Nëntorin ta festojë në mënyrë më të veçantë.

Shqiponja, të cilën e kanë zgjedhur si simbol për klubin e tyre, i bën edhe me krenarë në festën e Nëntorit.

MC Shqiponjave iu bashkuan edhe anëtarë të klubeve motoristike me renome botërore. Motoçikleta nuk është arsyeja e vetme që i bën bashkë  anëtarët e këtij klubi.

Në çdo festë ata promovojnë vlerat kombëtare dhe nderojnë heronjtë e periudhave të ndryshme që u sakrifikuan për liri dhe atdhe.


MË SHUME NGA Kosovë