KRU Mitrovica njofton se do të ketë ndërprerje të ujit
BKT
Kosovë

KRU Mitrovica njofton se do të ketë ndërprerje të ujit

M.P / RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të ujit në disa pjesë, për shkak të intervenimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Rruga "Lagjia e Doktorëve"  në veri, rruga “Agim Ramadani”, Shkolla e Mesme Ekonomike "Hasan Prishtina” si dhe rruga "Jeton Tërstena" janë pjesët që do të kenë ndërprerje të ujit të pijshëm.


MË SHUME NGA Kosovë