Elshani: Mbi 3 mijë targa ilegale të konvertuara në RKS
BKT
Kosovë

Elshani: Mbi 3 mijë targa ilegale të konvertuara në RKS

A.B/RTKlive

Konvertimi i targave ilegale të Serbisë në ato RKS është duke vazhduar edhe sot për komunat e veriut të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për RTKlive se deri më sot janë regjistruar mbi 3 mijë me vetura me targa RKS, duke larguar ato ilegale në veri të Kosovës.

Ai tha se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.

Ndryshe Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.


MË SHUME NGA Kosovë