Në Prokurori u diskutua për zbatimin e ligjeve të reja
BKT
Kosovë

Në Prokurori u diskutua për zbatimin e ligjeve të reja

Sh.Ç /RTKlive

U.D i Kryeprokurorit të Shtetit,  Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e radhës me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me zbatim e Ligjit të ri për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, veçanërisht për kompetencat ekskluzive të PSRK-së në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe ndryshimet lidhur më shpëlarjen e parave. 

“Po ashtu, në këtë takim u ngrit edhe çështja e ekspertizave, përkatësisht sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen prokuroritë më vonesat e pranimit të ekspertizave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Agjencia Kosovare e Forenzikës dhe Instituti i Forenzikës Psikiatrike, si dhe adresimi i kërkesave tek mekanizmat përgjegjës lidhur me ngritjen e efikasitetit së këtyre agjencive në kryerjen e ekspertizave konform nevojave të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, temë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e rritjes së numrit të mbrojtësve të viktimave të krimit,  zbatimi i Ligjit të ri për rastet e Dhunës në Familje, kërkesat për përjashtim të prokurorëve dhe prokurorive nga trajtimi i rasteve penale dhe çështje tjera më rëndësi, me të cilat përballën prokuroritë gjatë punës së përditshme.


MË SHUME NGA Kosovë