Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra
BKT
Kosovë

Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit me mallra

F.Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës gjegjësisht Njësitet e Task Forcës – Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar edhe një rast të kontrabandimit me mallra.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se janë duke u sjellë mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga SRB -RKS, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore dhe operative me ç’rast është vërejtur një mjet i dyshuar/ traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fsh.Tërnoc-Bujanoc –Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fsh.Hodonoc-Kamenicë-RKS.

“Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I. ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim,  330 sifona (mbledhëse uji), dhe 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë.


MË SHUME NGA Kosovë