Sot dita e fundit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Sot dita e fundit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS

A.B / RTKlive

Vetëm edhe sot mund të bëhet konvertimi i targave ilegale të Serbisë në ato RKS.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar për RTKlive  se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe sot.

Elshani, ka theksuar për RTKlive se nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë vetura me targa RKS.

Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.


MË SHUME NGA Kosovë