Kuvendi i Malishevës vendos për rregulloren për taksa dhe gjoba komunale
BKT
Kosovë

Kuvendi i Malishevës vendos për rregulloren për taksa dhe gjoba komunale

M.P. / RTKlive

Kuvendi i Komunës së Malishevës e ka mbajtur mbledhjen e dytë të jashtëzakonshme për këtë vit, ku janë marrë dy vendime për vitin e ardhshëm.

“Pas diskutimeve të shumta, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, unanimisht e kanë votuar Rregulloren për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba komunale për vitin 2024”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, me vota unanime e kanë votuar edhe formimin e komisionit, për hartimin e planit të punës së kuvendit, për vitin në vijim.


MË SHUME NGA Kosovë