09:04 / 01.12.2023
Kreu pagesë në KEDS me 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara
F.Sertolli / RTKlive
Një zyrtare e KEDS-it në Shtërpcë ka informuar policinë se një klient ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.























