Malisheva shënon Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara
BKT
Kosovë

Malisheva shënon Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara

M.P. / RTKlive

Komuna e Malishevës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara. Drejtoria për Arsim dhe Edukim nëpërmjet një aktiviteti me nxënësit e shkollës “Ibrahim Mazreku”, ka premtuar mbështetje për ta.

Sipas komunikatës së kësaj komune, njëri nga ish-nxënësit e parë të kësaj shkolle, Arben Krasniqi, paraqiti përvojën e tij personale dhe edukimin që ka marrë, e i cili tash, jo vetëm që ka përfunduar shkollimin e lartë dhe është zyrtar komunal, por është edhe në përfundim të temës së masterit, në fushën e administratës publike.

Drejtoresha e DKA-së, Arbëreshë Krasniqi, ka premtuar kushte më të mira dhe lehtësime në zhvillimin e aktiviteteve të përditshme. Sipas komunikatës së dërguar nga komuna, i pranishëm ka qenë kreu i Nismas, Fatmir Limaj.

“Kjo është një sprovë jetësore dhe shteti e shoqëria jonë, jo vetëm që duhet t'i trajtojë të barabartë, por duhet të qëndrojë sa më afër tyre dhe t'u krijojë kushte sa më të mira, sepse është obligim. Këta nxënës janë pjesë e jona e pandashme dhe arsimtarët që merren me edukimin e tyre janë njerëz të mëdhenj”, tha mes tjerash Fatmir Limaj.


MË SHUME NGA Kosovë