Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre
BKT
Kosovë

Haxhiu zotohet para grave rome se do t’i adresoj kërkesat e tyre

F.S / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të shtunën ka takuar gratë rome në Fushë Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se më gratë rome ka diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen ato, sidomos për rëndësinë  e aftësimit profesional.

“Po ashtu folëm për adresimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe rëndësisë së raportimit. U zotuam që do të adresojmë kërkesat dhe që të vazhdojmë takimet”, tha Haxhiu.


MË SHUME NGA Kosovë