13:55 / 04.12.2023
Mbahet ceremonia e rivarrimit të Liridona Ademajt
Islam Haxhiu/RTK
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë për t’i dhënë lamtumirën e fundit në rivarrim Liridona Ademaj.
Rivarrimi i trupit të Liridona Ademaj, do të bëhet sot në varrezat e fshatit Rracaj, në Komunën e Gjakovës.
Nxënës të shkollës fillore “Dy dëshmorët“ në Sheremetaj, ku Liridona ka kryer shkollën fillore, kanë veshur bluza të bardha me mbishkrimin “Drejtësi për Liridonën”























