13:56 / 05.12.2023
KRU ‘Prishtina’ aksion në Podujevë, inspekton bizneset
N.M. /RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Podujevës për inspektim të detajuar bizneseve të vogla dhe të mëdha.
“Shembuj të shkëlqyeshëm disa ordinanca private stomatologjike, fitnese, bukëpjekës, etj. Përveç pagues të rregullt, disa edhe në parapagim. Në të njëjtën kohë, disave iu dërguan edhe vërejtjet e fundit për shkyçje nga shërbimet për shkak të mospagesave për ujë”, njofton KRU ‘Prishtina’.























