Dita e Vullnetarizmit: Puna vullnetarë kontribuon në rritjen e shoqërisë
SH.Ç/RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me synim pjesëmarrjen e të rinjve në zhvillimin e politikave dhe programeve në Kosovë. Në këtë ngjarje përfaqësues nga Ministria, Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe të rinjtë vullnetarë kanë ofruar kohën dhe aftësitë e tyre për zhvillimin e komuniteteve.
Zëvendësministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ka deklaruar se vullnetarizmi është përvojë tejet e mirë, dhe se do të vazhdojnë punën në këtë drejtim. Sipas tij, puna vullnetare të njihet si përvojë e pune.
“Së bashku me UNICEF-in kemi bërë shumë projekte. Për të përkrahur vullnetarizmin, në kuadër të Ministrisë vazhdojmë përpjekjet tona për punën vullnetare. Puna vullnetare duhet të njihet si përvojë pune, ne do të vazhdojmë punën për vullnetarizëm”, ka deklaruar ai.
Zëvendësshefi i UNICEF-it, Benjamin Samuel Fisher, ka thënë së gjatë viteve të fundit numër i madh i të rinjve kanë bërë punë vullnetare. Ai ka theksuar se bashkë me Ministrinë po punohet në avancim në këtë drejtim.
“Slogani për këtë vit është ‘Fuqi për të gjithë’, dëshira e të rinjve është diçka që nevojitet të rinjtë kanë nevojë të shpenzojnë energjinë e tyre, në vlerësojmë kontributin e secilit të rijnë këtu në Kosovë dhe në të gjithë botën”, ka theksuar ai.
Kurse, Blerim Azizi, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ka theksuar se Kosova ka nevojë për një ligj që e përcakton punën vullnetare.
“Është provoja e punës së vazhdueshme nuk ka dyshim së kjo shtyn përpara një qëllim në Kosovë dhe kudo në botë, duke luftuar edhe ndotjen, jo të gjithë mund të përfshihen në këtë punë, në veçanti personat me aftësi të kufizuar është më së miri për një mjedise gjithëpërfshirës, Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit po e ngritë punën e vullnetarizmit, Kosova ka nevojë për një ligj specifik për vullnetarizmin”, ka deklaruar Azizi.
.























