Ngjarjet e datës 8 dhjetor
Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2023
Aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë në kuadër të fushatës “16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”:
09:30 – Tryezë diskutimi “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje” (Hotel “Astoria”, Gjilan).
10:00 – Townhall në gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” (Gjilan).
11:00 – Diskutim “E drejta e grave në trashëgimi” (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë).
15:00 – Lansimi i tri moduleve të reja të integruara në Databazën për evidentimin e rasteve të dhunës në familje” (Amfiteatri i Ministrisë së Drejtësisë).
15:00 – Mbahet koncert nga Filarmonia e Kosovës. (Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.
20:00 – Koncert nga Filarmonia e Kosovë (Prishtinë).
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban takimin me rendin e ditës: “Roli i institucioneve të Republikës së Kosovës, në parandalimin dhe luftimin e rasteve të dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje, të arriturat dhe sfidat”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00).
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mban konferencë për media, lidhur me ngritjen e aktakuzave për krime të luftës. (Prokuroria Speciale, kati 6, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë, ora 10:00).
Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Mosdiskriminim dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mbajnë tryezën kushtuar 75-vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00).
Lëvizja FOL dhe PIPS organizojnë diskutimin me temën “Ndikimi i korrupsionit në negociatat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2023. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00-12:00).
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut – “Dita e Gjykatës së Hapur”. (Gjykata Kushtetuese, Prishtinë, ora 10:00-14:00).
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë, ora 11:00).
USAID lanson kampanjën për shënimin e Javës Kundër Korrupsionit me sloganin #LypLlogari për paret tua. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:00).
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore dhe atë për ndryshime klimatike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00).























