Gjakovë, 25 shkolla u bënë pjesë e ekspozitës "Arti i Ripërdorimit"
BKT
Kosovë

Gjakovë, 25 shkolla u bënë pjesë e ekspozitës "Arti i Ripërdorimit"

V.Th. RTKlive

25 shkolla të komunës së Gjakovës u bënë sot pjesë e ekspozitës "Arti i Ripërdorimit", e cila u organizua në kuadër të fushatës për ruajtjen e mjedisit “EcoGjakova”.

Komuna e Gjakovës njofton se përmes këtij aktiviteti, në foajenë e Pallatit të Kulturës, u ekspozuan punime të ndryshme kreative nga ana e nxënësve tanë në bashkëpunim me arsimtarët e tyre.

Në përmbyllje të fushatës “EcoGjakova” do të shpallen fituesit e kësaj ekspozite.

Megjithatë, sipas njoftimit të gjitha shkollat dhe nxënësit janë fitues për faktin që secili prej tyre, arritën që të përcjellin mesazhin për kujdesin që duhet treguar ndaj ambientit.


MË SHUME NGA Kosovë