Asociacioni ‘Feminae’: Stop dhunës, përmes sukseseve të grave|Video
BKT
Kosovë

Asociacioni ‘Feminae’: Stop dhunës, përmes sukseseve të grave|Video

Myrvete Axhami /RTK

Në një mënyrë pak më ndryshe është përmbyllur në Prizren 16 ditëshi kundër dhunës në familje.

Pas një minut heshtje në nderim të Liridona Ademit, viktimës së fundit të kësaj dhunë, Asociacioni i gruas "Feminae" ka identifikuar dhe promovuar 16 gra të suksesshme të gjeneratave më të hershme të shoqërisë sonë.

Fatime Baruti ka punuar për 56 vjet me filigran, një zeje e vjetër tradicionale. Ajo për më shumë se 5 dekada e kishte pasur përkrahjen e familjarëve dhe kolegëve për të ecur përpara.

" Prej 1965 jam tu punu , prej atëhere deri më sot ende po punoj , kam punuar edhe në shpi filigran , s'kam pas asnjiherë presion prej kërkujna", tha Fatime Baruti, filigraniste.

Si Fatimja edhe 15 gra të tjera, nga të gjitha komunitetet, janë vlerësuar të suksesshme nga Asociacioni "Feminae" pasi u përballën me shumë vështirësi, por kanë arritur t'ia dalin. Kështu tregon 70 vjeçarja Afijet Xërxa, inxhinierja e asaj kohe.

"Kjo shoqëri e jona nuk ka vetëm elemente negative që po dëgjojmë në lajme vazhdimisht , por ti vlersojmë edhe njerëzit e vlefshëm , që fëmijët tonë të marrin shembull tek i miri , mos të dëgjojnë vetëm lajme të këqija", deklaroi, Afijete Xërxa, inxhiniere e elektroteknikës.

E deputetja Ganimete Musliu, e cila iu bashkua këtyre grave të suksesshme, tha se lajmet e këqija nuk guxojnë të mbulojnë faqet e bardha të Kosovës.

" Patjetër që do të flasim kundër dhunës , çdo ditë çdo orë çdo minut nëse është nevoja , por asnjëherë nuk guxojmë që lajmet e këqija , lajmet tragjike , me na e mbulu faqen e bardhë të këtij vendi dhe storiet e suksesit që i ka Kosova ", tha Ganimete Musliu, deputete e Kuvendit të Kosovës.

"Gjithmonë jemi idhtarë edhe vetë si person edhe misioni i shoqatës është që, të flasim për pozitivitet dhe me mirësi të kalojmë sejcilën dhunë , sejcilin problem ", tha Shukrane Berisha Kryetare e Asiciacionit " Feminae".

Në këtë mënyrë, duke prezantuar suksesin e grave nëpër gjenerata, këto gra përçuan mesazhin e guximit dhe luftës duke i thënë stop dhunës.


MË SHUME NGA Kosovë