Vihet gurthemeli i QKMF-së në Lipjan
BKT
Kosovë

Vihet gurthemeli i QKMF-së në Lipjan

SH.Ç/RTKlive

Kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Kostoja e ndërtimit të kësaj qendre është 1.8 milionë euro. Projekti u cilësua jetik për qytetarët e Lipjanit, teksa për përfundimin e këtij investimi kapital pritet të bëhet në vitin 2025.

Në vënien e gurthemelit, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka theksuar se ky projekt është i rëndësishëm për shkak se Lipjani i ka të trashëguara objekte të vjetra.

 “Natyrisht shërbimet shëndetësore kanë pasur vështirësitë e tyre të punës dhe pres që me fillimin e këtij objekti që pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2025 sepse jemi vonë këtë vit, pres që t’i akomodojë të gjithë punëtorët që janë në QKMF do të krijojë kushte shumë më të mira për shërbime më cilësore për qytetarët e Lipjanit”, ka deklaruar Ahmeti.


MË SHUME NGA Kosovë