Abbott: Lufta kundër korrupsionit kërkon përpjekje kolektive
SH.Ç/RTKlive
Iniciativa CorrWatch, e ndërmarrë nga konzorciumi i organizatave i përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), ka mbajtur të hënën konferencën me temë: “Nga transparenca te besimi: Zgjidhjet për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel.
Drejtoresha e GLSP-së, Arbresha Loxha-Stublla, ka theksuare se ky projekt ka në qendër monitorimin e rregullt në pesë fusha kryesore.
Sipas saj, projekti ka për qëllim të ofroj gjithashtu ekspertizë dhe mbështetje të vazhdueshme për institucionet publike për të eliminuar parregullsitë dhe shkeljet ligjore që mund të hasen, në mënyrë që të njëjtat të përmirësohen dhe të vendosen praktika të mira.
“Proceset e rekrutimit në sektorin publik; praktikat e prokurimit publik dhe menaxhimin e kontratave; shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve; dhënien e lejeve, licencave dhe tarifave, dhe performancën dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike”, ka deklaruar ajo.
Ambasadori Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka deklaruar se korrupsioni ka ulur besimin e qytetarëve në institucione dhe ka rritur pabarazinë shoqërore. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit kërkon përpjekje kolektiv, duke shtuar se zyrtarët duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Abbott ka theksuar se mosndëshkimi po bëhet themel ku po ndërtohet korrupsioni.
“Është e ditur që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thuajse e pamundur pa një shoqëri civile dhe të pavarur pa institucione të forta dhe mosndëshkimi bëhet një themel ku ndërtohet korrupsioni. Ne po ndihmojmë institucionet që të rrisin transparencën dhe me rekomandime të cilat iu ndihmojnë institucioneve për punën e tyre”, ka thënë ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka dërgua në polici dhe prokurori mbi 200 lëndë, por që nuk kanë marrë ende përgjigje. Sipas saj, ky neglizhim nuk i ndihmon luftës kundër korrupsionit.
“Kur një institucion e dërgon një lëndë në prokurori dhe kur prokuroria fle mbi atë lëndë nuk e trajton kemi probleme serioze. Jam kritikuar shumë që po ndërhyj në drejtësi me deklarata publike. Nuk do ndalëm, do vazhdojë që të i adresojë kritika sistemit. Si Ministri e Drejtësisë kemi marr shumë iniciativa të cilat fuqizojnë mekanizmat kundër korrupsionit dhe adresojnë paketën ligjore kundër korrupsionit”, ka theksuar ajo.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dërmaku, ka thënë se në vazhdimësi kanë marrë për bazë të gjitha ankesat e qytetarëve. Ndërkaq drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, është shprehur i bindur se bashkëpunimi ndërinstitucional është bazë për luftimin e korrupsionit.























