Shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve/Video
BKT
Kosovë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Maleve/Video

Fatos Cervadiku/RTK

Me mbjelljen e 105 drunjve në Orllan të Podujevës, përkatësisht në oborrin e shkollës "Zahir Pajaziti", është shënuar Dita Ndërkombëtare e Maleve. Këta drunj erdhën si donacion nga Ministria e Mjedisit.

105 drunj u mbollën në oborrin e shkollës "Zahir Pajaziti" në Orllan Të Podujevës. Drunjtë për shkollën u dhuruan nga Ministria e Mjedisit, në shënim të ditës ndërkombëtare të maleve, që zgjodhi këtë shkollë për të shënuar këtë ditë.

Ky aktivitet u shënua në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Nxënës të kësaj shkolle theksuan rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Edhe drejtori i shkollës tha se është e rëndësishme mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit.

E nga Ministria e Mjedisit thanë se është duke u punuar që të parandalohet dëmtimi i pyjeve.

“Përmes organeve kompetente dhe raporteve publike, ne kemi në vazhdimësi dëmtim të pyjeve, mirëpo inspektorati brenda kapaciteteve janë duke zhvilluar punën e tyre në mënyrë që të ndalohen dëmtime të pyjeve”, tha Besmir Kokollari nga Ministria e Mjedisit.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përfaqësues të ministrisë mbajtën ligjëratë për nxënësit dhe stafin e shkollës, derisa u tha se ruajtja e maleve është faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor.


MË SHUME NGA Kosovë